3 prilli shënon të dielën e parë të muajit, e në zbatim të vendimit të marrë nga ekzekutivi, do të shënojë ditën pa makina.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nesër më 3 prill në disa rrugë të qytetit. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të Ditës pa Makina në date 03 prill 2022, nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në segmentet e mëposhtme:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish-Hotel Dajti”.
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
– Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:
– Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.
– Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D’Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.W.Bush.
Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.
‘Dita pa makina’ do të shtrihet në qytetet kryesore të 12 qarqeve të vendit si një thirrje për veprim, kursim dhe mjedis më të pastër.

Top Channel