Champions League/ Bayerni i jep shuplakë Bodos, United nuk kursehet me debutuesit, Como shkëlqen ndaj Leipzig (Video) 10/09 22:57
Përvojë e hidhur për futbollistin e Lazios, Raul Moro.
Sulmuesit 20-vjeçar spanjoll kanë grabitur automjetin mbrëmjen e së enjtes teksa po udhëtonte në Unazën e Madhe të Romës i shoqëruar nga babai i tij.
Sipas burimeve policore, rreth orës 23:00, një bandë grabitësish me katër persona, duke u shtirur si agjentë të policisë, ndaluan automjetin e tyre tip Mercedes dhe pasi i dhunuan u larguan me shpejtësi pikërisht me makinën e grabitur.
Viktimat, futbollisti i Lazios dhe babai i tij, u transportuan në spital. Automjeti u gjet më pas i braktisur në Castel Giubileo. Policia ka nisur hetimet për zbardhur ngjarjen, që shokoi 20-vjeçarin dhe prindin e tij.
Top Channel