
16/03 21:23
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e radhës së grupit të PD-së, e cila do mbahet nesër në orën 09:00.
Mbledhja do të mbahet pak para seancës plenare, por ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet.
Kjo është mbledhja e parë e grupit pas vendimit të Gjykatës Civile, e cila njohu zyrtarisht statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Me njohjen e statutit, u njoh edhe grupi i Rithemelimit të PD-së, por nuk dihet nëse këta të fundit do të jenë pjesë e mbledhjes.
Ndërkohë, në orën 14:00 pritet të mblidhet edhe Komisioni i Ridhemelimit, mbledhje e njoftuar pas asaj të Alibeajt për grupin parlamentar të PD-së.
Top Channel