Sulm terrorist në Tel Aviv, 5 të vdekur: Hamas e Jihad “festojnë”! 

30/03/2022 12:37

Pesë persona janë qëlluar për vdekje në periferi të Tel Avivit në Izrael,  sulmi i tretë vdekjeprurës brenda një jave.

Ngjarja tronditëse ndodhi në Bnei Brak, një nga zonat më të populluara nga hebrenj ultra-ortodoksë në vend. Agresori u rrethua shpejt e u qëllua për vdekje nga policia, që konsideron se falë ndërhyrjes u shpejt u arrit të parandalohej që përmasat e tragjedisë, të ishin edhe më të mëdha.

Mirit Ben Mayor: Ai mund të kishte vazhduar të qëllonte njerëz të pafajshëm, por policia e vrau duke e ndaluar masakrën. Kjo ishte një ngjarje shumë e trishtë për demokracinë, për Izraelin. I përcjellim ngushëllimet tona familjarëve të viktimave.

Forcat izraelite të sigurisë kanë qenë në gatishmëri të lartë pas sulmeve nga arabë izraelitë të martën dhe të dielën e kaluar, të cilat shkaktuan 6 viktima. Dy ditë më parë, dy policë u vranë me armë zjarri në Hadera, një javë më parë katër persona qëlluan për vdekje me thikë në Beer-Sheba. Për ato dy episode, përgjegjësinë e mori Shteti Islamik. Sulmi i fundit u krye nga një person i armatosur që kishte hipur në një motoçikletë.

Duke iu referuar mediave izraelite, Reuters thotë se agresori shtiu një herë drejt ballkoneve të apartamenteve në lagjen ultra-ortodokse dhe më pas nisi t’u gjuajë këmbësorëve. Vetëm disa orë përpara këtij incidenti, të përshendetur si mision heroik nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik, kryeministri izraelit Naftali Bennett i quajti sulmet e fundit një situatë të re dhe kërkoi masa më të forta sigurie. Sulmet vijnë pak para fillimit të muajit të Ramazanit i cili nis të shtunën dhe teksa ministrat e jashtëm nga katër shtete arabe, si dhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit takohen në shkretëtirën izraelite për të diskutuar rrëth çështjeve rajonale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA