Ndeshja me Partizanin, Latifi: Kemi punuar gjithë javën, nuk e di a do jem më pjesë e Vllaznisë

30/03/2022 14:51

Liridon Latifi ka folur përpara ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit, duke zbuluar se Vllaznia kishte gjatë gjithë javës që përgatitej për këtë takim.

Ndërsa ka folur në konferencën për mediat ai ka theksuar se ende nuk ka nisur bisedimet për rinovimin, pasi ndodhen në një fazë të rënduar të kampionatit.

Gjendja fizike: “Normalisht kam një javë që stërvitem me skuadrën. Jam i gatshëm për sfidën me Partizanin, gjithçka është ok dhe shpresoj ta shfaq nivelin edhe në fushë.”

Tre fitore ndaj Partizanit, a do e mbani këtë ecuri? “Kemi punuar gjatë gjithë javës që të marrim rezultat maksimal, ne futemi në fushë gjithmonë për rezultat maksimal dhe shpresojmë ta arrijmë këtë gjë.”

Vendimtar përballë Partizanit: “Shpresoj që po, do jap maksimumin. Shpresoj që të jem vendimtar sërish dhe të jem lojtar që ta ndihmoj skuadrën.”

Kupa:Me Skënderbeun nuk e kam fituar asnjëherë kupën dhe shpresoj që këtë sezon, qëllimi im është që ta fitoj Kupë e Shqipërisë.”

Rinovimi? “Nuk kemi nis ndonjë bisedim sepse jemi në fazën më të vështirë të kampionatit dhe kemi menduar vetëm për ndeshjet e radhës dhe nuk po kemi kohë të merremi me këto muhabete, por mendoj që ka kohë.”

 A doni të jeni pjesë e Vllaznisë?Kjo nuk është në dorën time është në dorën e drejtuesve, nuk e di ata duhen pyetur.”

Top Channel