Ministrja Delina Ibrahimaj ka njoftuar vendimin e marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për indeksimin me 3.3% të të gjithë kategorive të pensioneve.
Ibrahimaj: Ministria e Financave miratoi një projektvendim të rëndësishëm për indeksimin e pensioneve. Një nga masat që është parashikuar është indeksimi me 3.3% i të gjitha kategorive pensioneve. Jo vetëm pensionet por edhe shtesa në pensione. Parashikimi fillestar ka qenë për vlerë të përafërt me 2.4% pasi ky është inflacioni mesatar. Këtë vit morëm vendim ndryshe nisur nga rritja e çmimeve. Ne vendosëm që për shportën e pensionistëve të bëhet rritje me 3.3%.
Nëse i bashkohet të gjithë paketës së mbështetjes të rezistencës, i bashkohet dhe një numri prej 576 mijë personash që marrin 3000 lekë për 3 muaj. Sipas llogarive, është 2500 lekë shtesa të shpenzimeve për një familje mesatare si rezultat i produkteve të shportës. Ne kemi menduar të japim 3000 lekë për 576 mijë persona për 3 muaj, kjo i shtohet të tjerave element të paketës siç janë mbështetja për karburantin për transportin, për rritjen e çmimeve të karburanteve për fermerët dhe mbështetja që mban zërin kryesor për energjinë elektrike.
Top Channel