Gjysmëfinalja e Kupës/ Partizani do të përballet me Vllazninë

30/03/2022 15:26

Vllaznia-Partizani është dueli i madh i gjhysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Është përballja mes dy ekipeve që edhe në kampionat janë në një garë të fortë për një vend në zonën evropiane të klasifikimit, ndërkohë që Kupa është një tjetër mundësi që u jepet për të marrë pjesë në conference League.

Trajneri Elvis Plori e vlerësoi Partizanin dhe theksoi se skuadra e tij duhet të harrojë humbjen me egnatian dhe të marrë maksimumin në këtë sfidë të Kupës.

Përkrah trajnerit Plori ishte Liridon Latifi i cili theksoi se po punohet shumë për këtë ndeshje dhe se ai vetë si objektiv personal ka fitimin e këtij kompeticioni të cilin nuk mundi ta fitojë kur ishte pjesë e Skënderbeut.

Sfida gjysmëfinale mes Vllaznisë e Partizanit do të luhet pasditen e kësaj të enjteje në orën 17:45 në Elbasan Arena dhe do të transmetohet në platformën Digitalb.

 

Top Channel