Kim Kardashian shkëlqen në Met Gala me veshje të frymëzuar nga vitet ’60, bashkëpunim me artistë të njohur
“Fillova të godas Carol me çekiç dhe nuk kuptova asgjë”, tha për hetuesit Davide Fontana, i cili kishte masakruar aktoren pornografike.
43-vjecari milanez është punonjës banke në qytetin e tij, bloger në rrjete sociale pasi ka një faqe me mbi 13 mijë ndjekës. Ata kishin një lidhje dashurie por gjatë një loje erotike, erdhi vdekja e aktores.
Sipas rrëfimit të 43-vjeçarit, i cili pretendon se në të kaluarën ka pasur një lidhje me viktimën, vrasja ndodhi në janar në Milano. Pas krimit, Fontana e vendosi trupin në një frigorifer që e kishte blerë me qëllim, duke e mbajtur aty për disa ditë.
Më vonë, ai e copëtoi trupin e pajetë, dhe e hodhi në një shkëmb në Bresciano. Trupi i pajetë i aktores u gjet rreth dy muaj më pas. Hetuesit kishin zbuluar se më 20 mars makina e Carol Maltesit kishte kaluar në Borno, por drejtohej nga një burrë.
43-vjeçari shkoi vetë në polici për të dhënë informacione për gruan e zhdukur, duke thënë se ai ishte mik dhe fqinj i yllit të pornos duke thënë se ai kishte dijeni për ngjarjen, dhe do të ndihmonte në zbardhjen e saj.
Karabinierët dyshojnë se krimi është kryer në kulmin e një sherri, megjithëse burri u tha hetuesve se ishte një “lojë erotike” që përfundoi keq.
Viktima quhej Carol Maltesi por në botën e pornos ajo njihej me emrin e saj artistik Charlotte Angie. Ajo ishte 26 vjeç dhe me origjinë italo-holandeze.
Top Channel