Një ditë pas arrestimit të shumëkërkuarit Nuredin Dumanit, apartamenti ku ai fshihej është rrethuar nga forca të shumta policie.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket dera e apartamentit në katin e katërt, ku janë vendosur shiritat e zonës së krimit.
Operacioni i Forcave RENEA gjatë natës për kapejn e Dumanit ka terrorizuar banorët e pallatit, të cilët kanë treguar se dëgjuan zhurma të forta.
“Tmerr, tmerr, tmerr. Banoj në katë të tretë, ata ndodheshin në kat të katërt. Dëgjuam vetëm zhurmë që i binin me mjetet të forta derës”, shprehet fqinja e një kati më poshtë.
Nuredin Dumani u arrestua mbrëmjen e djeshme pas një operacioni nga forcat RENEA, vetëm dy orë pas atentatit ndaj Talo Çelës.
Ai u kap në apartamentin në Fier dhe më pas u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, pas plagëve të marra në përplasjen me armë të ndodhur në Papër të Elbasanit, ku dyshohet se tentoi të vriste “mikun e vjetër”, Çelën. Ky i fundit është ende në kërkim.
Top Channel