Qytetarët janë vendosur sërish para Kryeministrisë këtë të martë, për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore apo hidrokarbureve.

Pas rreth dy orëve protestë, ata lajmëruan se do të rikthehen nesër në orën 13:00 para SPAK për drejtësinë e munguar.

Gjithashtu protestuesit do të mblidhen sërish të shtunën në orën 11:00.

Pjesëmarrje e ulët e qytetarëve është vënë re sot, krahasuar me ditët e para të protestës.

Organizatorët njoftuan se protesta synon që qeveria të reflektojë dhe të ulë çmimin e karburantëve dhe produkteve ushqimore.

Nga ana tjetër, Bordi i Transparencës njoftoi çmimet deri në fund të muajit. Nafta dhe benzina do të shiten më lirë, por çmimi i gazit është rritur.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 211 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 199 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 116 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 104 lekë/litër për automjetet”, sipas  njoftimit.

 

 

FOTO GALERI
6/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA