Maqedonia e Veriut reziston gjysmë ore, CR7-Bruno Fernandes nuk tolerojnë

29/03/2022 21:42

Zhbllokohet takimi Portugali-Maqedonia e Veriut, i vlefshëm për një biletë në Botërorin Katar 2022.

Skuadra mike ka rezistuar vetëm 32 minuta në “Estádio do Dragao”, moment që solli golin e luzitanëve.

Top i gabuar i kapitenit Stefan Ristovski, aty përfitoi Bruno Fernandes që pasoi për Cristiano Ronaldon.

Ky i fundit dhuroi një asist për shokun e skuadrës te Manchester United dhe Bruno Fernandes dërgoi topin në rrjetë.

Një gol që çliron kombëtaren portugeze, që e do me çdo kusht pjesëmarrjen në turneun më të rëndësishëm.

Top Channel