Sipas Institutit të Statistikave INSTAT, produktet që janë shtrenjtuar më shumë krahasuar me një vit më parë janë nëngrupi I zarzavateve, I pasuar nga nëngrupet “Vaj dhe Yndyrna”, “Bukë dhe Drithëra”, “Fruta” etj.
Qytetarët: 3000 lekë të vjetra speci i kuq. Po njëherë do ta marrësh dreqi e mori. Kastraveci 1700, kungulli 2000 lekë, patatja ka shkuar në 1000 lekë, 1800 domatja, 3000 lekë speci jeshil. Përderisa janë aty, janë për t’u shitur, por kush I blen. Unë që e kam pensionin 75 mijë lekë të vjetra? Unë protestoj për çmimet e larta, për naftën, për jetesën time, të fëmijëve të mi.
Tregtarët: S’kemi punë fare, njerëzit nuk kanë. Vijnë e pyesin dhe nuk blejnë. Mund të spekullojnë edhe tregtarët, por unë p.sh. spinaqin e marr me 1000 lekë kg, e shes më 1200 lekë. Kaq nuk ia vlen edhe për qeset që harxhojmë.
Qytetarët: Unë do të protestoj për çmimet e larta dhe vjedhjet që na bëhen. Për një litër naftë, 1300 lekë janë taksa. Makinën time e kam mbyllur unë. Po të mos protestohej karburanti do të shkonte 4000-5000 lekë. Në fund rëndon si gjithnjë mbi popullin. Vetëm nga buka nuk kemi hequr dorë, se nga të tjerat po I blejmë nga pak.
Nuk kam blerë ushqime rezervë, se nuk më ka kapur paniku. Qeveria jonë të bëj si ajo e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, nuk po themi si Gjermania dhe Franca. Por si vendet fqinje. T’i ulë taksat. Edhe tregtarët po spekullojnë këtë periudhë. Jo kriza botërore, jo lufta në Ukrainë, dhe çmimet lart e më lart, rrogat në vendnumëro.
Top Channel