Maqedonia e Veriut në ekstazë, trajneri: Jemi në 20 skuadrat më të mira, nuk ndalemi

28/03/2022 21:39

Maqedonia e Veriut zhvilloi një ndeshje të madhe dhe që do të mbetet gjatë në historinë e tyre dhe jo vetëm, teksa ia dolën të fitonin 0-1 ndaj Italisë, kampione të Europës në fushën e axurrëve duke i mohuar këtyre të fundit për herë të dytë radhazi pjesëmarrjen në një Kupë Bote.

Tashmë, kombëtares ballkanase do t’i duhet një tjetër heroizëm teksa sfidon Portugalinë e Cristiano Ronaldos në transfertë. Megjithatë, te Maqedonia duket se kanë fituar besimin e nevojshëm teksa trajneri Blagoja Milevski theksoi se skuadra e tij është në një nga 20 skuadrat më të mira në Europë ndërsa shtoi se nuk ndalen më.

“Fituam në transfertë ndaj një prej kombëtareve më të mira, Italisë e cila është Kampione e Europës në fuqi. Nuk do të ndalemi këtu, edhe një hap tjetër dhe nap ret Botërori, jemi në rrugën e duhur. Ne kërkojmë të konfirmohemi pasi jemi në 20 skuadrat më të mira të Europës”, u shpreh Milevski./ Supersport

Top Channel