A do largohet nga kombëtarja e Italisë? Flet për herë të parë Mancini

28/03/2022 12:48

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka folur për herë të parë katër ditë pas humbjes ndaj Maqedonisë së Veriut, që eliminoi “azzurrët” nga faza finale e Kupës së Botës Katar 2022.

Në konferencën për mediet të dhënë përpara miqësores me Turqinë, trajneri foli për të ardhmen. Mancini theksoi se ata duhet të rimarrin veten pasi i presin ndeshje po ashtu shumë të rëndësishme përpara.

Pjesë nga konferenca:

Çfarë keni vendosur? Do të qëndroni?

Kemi diskutuar me Presidentin ditët e fundit dhe jemi në të njëjtën linjë. Ne do ta diskutojmë këtë pjesë në ditët në vazhdim. Tani le të fokusohemi te ndeshja e radhës dhe të diskutojmë gjëra që na bëjnë të përmirësohemi në të ardhmen.

A do të jetë ndeshja kundër Turqisë fillimi i një cikli të ri?

Duhet të marrim veten dhe të kujtohemi se do të ketë po ashtu ndeshje të rëndësishme në të ardhmen.

Pse u larguan Jorginho, Immobile dhe Insigne?

Ua kërkova unë që të largoheshin, sepse nëse mund të bëjmë diçka për ta dhe klubet e tyre, ishte pikërisht jo gjë. Ata nuk do të luanin pasi ishin në gjendje jo të mirë fizike. Madje edhe Florenzin dhe Politanon i ktheva te klubet e tyre, pasi as ata nuk do të luanin për të njëjtën arsye.

Top Channel