Zëdhënësi i Presidencës turke Ibrahim Kalin, tha në një deklaratë ditën e sotme se Turqia dhe çdo vend tjetër duhet të ndihmojë Ukrainën dhe ti ofrojë më shumë mbështetje Kievit, por jo të prishin marrëdhëniet me Rusinë.
Sipas tij nëse të gjitha vendet prishin marrëdhëniet me Rusinë, atëherë nuk ka se kush të bisedojë me të për të në mënyrë që të arrihen negociatat.
“Nëse të gjithë i prishin marrëdhëniet me Rusinë, atëherë kush do të flasë me ta. Ukraina ka nevojë për mbështetje në çfarëdolloj forme, në mënyrë që të mbrojë veten, por Rusia duhet dëgjuar në një mënyrë ose një tjetër, në mënyrë që deklaratat e tyre të kuptohen dhe jo justifikohen” tha Ibrahim Kalin.
Turqia është një vend anëtar i NATO, e cila ka marrëdhënie të mira si me Rusinë ashtu dhe Ukrainën, dhe ka marrë pjesë në negociatat mes palëve.
Perëndimi i është përgjigjur Rusisë me sanksione, por Turqia ka preferuar të mos i bashkohet megjithëse ka dënuar pushtimin rus.
Top Channel