Gjest për t’u vlerësuar ky i portierit të PSG-së, Keylor Navas, dhe bashkëshortës së tij, Andrea Salas.

Të dy, në fakt, vendosën të mirëpresin 30 refugjatë ukrainas në shtëpinë e tyre. Duke pasur shumë hapësirë ​​në dispozicion, të dy vendosën ta shfrytëzonin për një kauzë të mirë.

Pasi mësuan se një organizatë jofitimprurëse nga Barcelona kishte udhëtuar në Krakov për të shpërndarë ushqime dhe për të mirëpritur refugjatët, çifti vendosi të jepte kontributin e vet. Familjet u priten drejtpërdrejt nga bashkëshortja e portierit nga Kosta Rika, siç dokumentohet nga profili i tij në Instagram, i njëjti ku ai dërgon mesazhe ndihme për popullsinë ukrainase të prekur nga lufta.

Nuk është hera e parë që Navas e partnerja e tij bëjnë gjeste të tilla. Në fillim të pandemisë nisën fushatën “Shportat e Shpresës”, duke siguruar ushqime për rreth 3700 familje të prekura rëndë nga koronavirusi. Pas iniciativës dy vite më parë, Navas dhe bashkëshortja e tij i solidarizuan edhe me të prekurit e luftës në Ukrainë për të dhënë një shembull të mirë.

Top Channel