Gjysmë-maratonë nëpër shtigjet e Petrelës, Veliaj ndan çmimet për fituesit

27/03/2022 16:49

250 vrapues nga Shqipëria dhe vende të ndryshme si Maqedonia, Greqia, Kosova, Izraeli, Italia, USA, Portugalia etj., morën pjesë sot në gjysmë-maratonën dhe 10 kilometra “Petrela Trail Running”, nëpër shtigjet malore të Petrelës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpërndau kupat për fituesit e gjysmë-maratonës dhe 10 km që ishin nga vende të ndryshme të botës, teksa tha se pavarësisht kohëve të vështira që po kalojmë, duhet të ecim përpara për të mbërritur në destinacion.

“Është nga aktivitetet e para që po organizojmë pas 2 viteve jashtëzakonisht të vështira. Vazhdon te jete nje vit i vështirë, edhe pse ne vetë nuk jemi të përfshirë në luftën që po ndodh në Ukrainë, por e gjithë bota po i ndjen pasojat. Po ndjen pasojat te çmimi energjisë, të çmimi ushqimeve, te çmimi i naftës. Është shumë e rëndësishme që ne të japim një mesazh, që jemi destinuar të ecim përpara”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se ky aktivitet është një mesazh që duhet të pershtatemi me situatën dhe të ecim përpara, pavarësisht vështirësive.

“Ne duam të japim gjithashtu dhe një mesazh të rëndësishëm. Në këto kushte të vështira, do bëjmë qaramanin dhe do ankohemi, apo do adaptohemi? Ndoshta, adaptimi më i mirë që i ndodh Tiranës është më shumë fokus te natyra, më shumë fokus te sporti, më shumë fokus te lëvizja e qëndrueshme. Vërtet për të ardhur deri në Petrelë disa kanë ardhur me makina, ama brenda Tiranës ne mund të ecim, mund të vrapojmë, mund të përdorim biçikletën. Ndaj më vjen mirë që kemi vendosur që secili prej fitueseve t’i japim një biçikletë dhuratë”, nënvizoi Veliaj.

Ky event i madh sportiv i dha Tiranës një dimension të ri në zhvillimin e turizmit aktiv, një risi për Shqipërinë dhe Tiranën në veçanti.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA