Eliminimi i Italisë nga Botërori, Donnarumma: Jemi shumë të zhgënjyer, por le të ecim përpara

27/03/2022 16:11

Gianluigi Donnarumma ka reaguar për herë të parë që nga momenti që Maqedonia e Veriut eliminoi Italinë nga Kupa e Botës Katar2022, pasi fitoi në ndeshjen e “Play off-it” me rezultatin 0-1.

Tri ditë pas kësaj humbjeje të rëndë, portieri ka shkruar në rrjetet sociale se është po aq i mërzitur sa çdo tifozë i përfaqësueses së tyre.

“Ne donim të ishim pjesë e Kupës së Botës, e cila është një ekperiencë e jashtëzakonshme, për të dhuruar emocione të veçanta dhe buzëqeshje në fytyrat e italianëve që na kanë mbështetur. Për fat të keq kjo gjë nuk do të ndodhë, jemi shumë të zhgënjyer dhe e dimë që edhe të gjithë italianët janë po aq të zhgënjyer sa ne. Megjithatë, ne e dimë që në futboll ashtu si edhe në jetë duhet të shikojmë përpara dhe të rikthehemi në formë në lojë. Qëllimi ynë është që të kthejmë përfaqësuesen aty ku i takon dhe hap pas hapi të ndërtojmë një të ardhme me fitore. Forca ‘Azzuri’,”-shkruan Donnarumma në postimin e tij në “Instagram”.

Kjo është hera e dytë radhazi që përfaqësuesja e Italisë nuk ia del të shkojë në fazën finale të Kupës së Botës.

Top Channel