Dyshohet se i vuri zjarrin komisariatit, hapen dyert e mortit për 26-vjeçarin
27/03/2022 13:08
Dyert e mortit janë hapur për 26-vjeçarin që ndërroi jetë në zjarrin që përfshiu Komisariatin e Policisë në Kamëz.
Arben Mici, arrestuar për “Dhunë në familje” dyshohet se i vuri zjarrin me çakmak dhomës ku po qëndronte, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
Si pasojë e flakëve dhe asfiksisë ai ndërroi jetë në spital, ndërsa u plagos një polic dhe i arrestuari tjetër Dilaver Idrizi.
Trupi ka mbërritur në shtëpinë e tij dhe pritet dërgimi për në banesën e fundit.
Top Channel