Dy modele të rrjetit Instagram kanë shkaktuar reagime të përziera në internet pas paradës në një plazh në Florida ku ishin të zhveshura përveç bojës që kishin lyer trupin me ngjyrat e flamurëve të Ukrainës e Rusisë.
27 vjeçarja Vvs Diamond, dhe 28 vjeçarja Sosa Pierre, shiheshin duke ecur dorë për dore në plazhin Pompano Beach, vetëm me një pullë mbi majat e gjoksit dhe të mbathura të vogla.
Ish-kërcimtarja ekzotike VV ishte lyer me ngjyrat e flamurit të Ukrainës dhe njihet që më parë për hile të tilla publicitare në rrjet.
Ndërsa Sosa ishte lyer me ngjyrat të bardhë, blu e të kuqe, për të ngjasuar me flamurin rus.
Dyshja thuajse e zhveshur ecnin qetësisht në një parking, duke përshëndetur me dorë spektatorët, sipas tyre “në shenjë solidariteti ndaj viktimave të luftës”.
Video u publikua në Instagram me komentin: “Shpërnda dashuri jo luftë.”
Por megjithë qëllimet e tyre në dukje të mira, reagimet e përdoruesve ishin nga më të ndryshmet.
Një përdorues shkruante: “Ç’është ky budallallëk, këto po përpiqen të marrin vëmendje me një çështje ku njerëzit humbasin jetën”.
“Do të shisnit dhe familjen për pak vëmendje, apo jo?”, shkruante një tjetër.
Ndërsa në disa komente pozitive thuhej: “’Shii’ unë jam dakord. Kemi nevojë për më shumë përmbajtje si kjo, duhet barazi”.
“Kjo më përloti, dua t’i falenderoj personalisht”, shtonte një tjetër.
Një përdorues shkruante, ndoshta me ironi: “Nuk ka mënyrë më të mirë për të përhapur mesazhin sesa lakuriqësia falas”.
Top Channel