Policia e Fierit ka arrestuar një person dhe ka proceduar penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 42 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi H. K., 57 vjeç, banues në Patos, pasi ka kërcënuar me fjalë kunatën e tij e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje.
Gjithshtu u prcedua penalisht shtetasja H. L., pasi ka shkuar në banesën e ish bashkëshortit të saj, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtje.
U procedua penalisht shtetasi Xh. F., 53 vjeç, banues në Patos, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin E. I., 37 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel