Protestuesit nuk tërhiqen, pas vezëve dhe miellit afrohen për të bllokuar hyrjen e Kuvendit, heqin barrierat metalike

02/07/2026 10:23

Vijojnë tensionet dhe incidentet jashtë ambienteve të Kuvendit, teksa Niko Peleshi ka çelur seancën plenare, por pa praninë e grupit të demokratëve të cilët janë bërë me dije se nuk do të marrin pjesë këtë të enjte.

E ndërsa seanca ka nisur, grupi i protestuesve është zhvendosur dhe afruar drejt hyrjes së Kuvendit për të bllokuar derën.

Gazetarja e Top Newes Kleida Muka bën me dije se ata kanë hequr barrierat metalike dhe i kanë hedhur në rrugë.

Top Channel