Dhuna ndaj analistit Ilir Demalia, arrestohet autori i dyshuar
02/07/2026 10:04
Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar për sulmin e dhunshëm ndaj analistit Ilir Demalia.
Të mërkurën Demalia dha një intervistë për Top Channel, ku rrëfeu dhunën me të cilën u përball sapo doli nga shtëpia.
Demalia është shprehur se u dhunua nga dy persona pikërisht se bëri një detyrë qytetare, të cilën çdo qytetar i këtij vendi duhet ta bëjë, të denoncojë çdo rast shkelje të cilën vëren apo përballet.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Çamëria”.
Top Channel