Incidentet para Kuvendit, plagosen tre efektivë dhe tre protestues, tubuesit hedhin gurë drejt policisë

02/07/2026 10:12

Tensionet e sotme para Kuvendit u shoqëruan me incidente ku si pasojë kanë mbetur të plagosur efektivë policie dhe protestues.

Siç bën me dije gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, gjatë përplasjeve të protestuesve me policinë, ku këta të fundit çanë dhe gardhin metalik, kanë mbetur të plagosur 3 efektivë të cilët janë futur brenda rrethimit të parlamentit për të marrë ndihmën e parë.

Sakaq nga përplasjet kanë mbetur të plagosur edhe tre protestues të cilët janë transportuar me ambulancë për të marrë trajtim mjekësor.

Ndërkohë autoboti me ujë është afruar për të shpërndarë protestuesit.

Top Channel