“Kam oferta nga jashtë”, titullari i Gjermanisë mohon akordin me Bayernin

26/03/2022 16:59

Matthias Ginter po luan sezonin e fundit me M’Gladbach. Qendërmbrojtësi gjerman, i cili ka veshur 46 herë fanellën e kombëtares (2 gola) do të dalë lojtar i lirë më 30 qershor.

Në Gjermani janë të bindur se Ginter do të transferohet tek ekipi bavarez, por vetë lojtari, i cili mund të luajë edhe si mesfushor shkatërrues, ka mohuar këto zëra, duke mbajtur gjallë shpresat e kampionëve të Italisë.

“Unë te Bayerni? Nuk e di nga dalin këto lajme… Kam oferta edhe nga jashtë, akoma nuk kam marrë vendim për të ardhmen. Me shumë mundësi do më duhen edhe disa javë kohë për të vendosur”, deklaroi Ginter.

Top Channel