Furnizimi me gaz, Europën e “shpëton” një tjetër vend: Cila është parajsa e re e energjisë

26/03/2022 13:19

Sulmi i Putinit në Ukrainë dhe fundi i projektit gjigand Nord Stream 2 kanë sjellë disa ndryshme në situatën gjeostrategjike të Spanjës.

Kontaktet e saj ekonomike tradicionalisht të mira me vendet arabe dhe botën afrikano-veriore, parqet e shumta me energji diellore dhe energjinë e erës, si dhe gjashtë terminalet me gaz të lëngshëm (LNG), me një të shtatin në ndërtim kanë tërhequr vëmendje të re, e kthejnë në vendin që mund të shndërrohet në furnizuesin e ardhshëm me energji të kontinentit të vjetër. Spanja prodhon 21 përqind të energjisë që konsumon nga burimet e renovueshme dhe në këtë mënyrë nuk ka probleme me furnizimin e energjisë. Për mediat spanjolle ky është shansi i madh që ka vendi për t’u kthyer në agjentin e ardhshëm europian në fushën e energjisë.

José Ignacio Linares: Problemi me Gjermaninë dhe pjesë të tjera të Europës qendrore, është se kanë qenë ne duart e një furnizuesi të vetëm, diçka që ne e kemi parë si gabim strategjik. Përse e bënin? Për çmimin sigurisht. Gazi i lëngshëm është më i shtrenjtë se gazi që furnizohet me tubacione. Rusia ishte prodhuese e madhe, dhe gazsjellësit e saj ishin pranë Gjermanisë, ndaj zgjedhja e tyre është e kuptueshëm. Por gjërat tani kanë ndryshuar.

Spanja, e cila është shumë e varur nga turizmi, kërkon që 140 miliardë eurot që jepen nga Brukseli prej fondit Next Generation Fonds t’i përdorë për ta bërë ekonominë spanjolle sa më miqësore me mjedisin. Këtu bën pjesë edhe prodhimi i hidrogjenit me rrugë ekologjike. Këtë gjë do edhe shefja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen, e cila ka vizituar disa herë Madridin. Edhe pse disa e konsiderojnë një iluzion, sipas operatorit spanjoll të energjisë, Omel, falë parqeve të shumta energjetike të erës dhe diellit Spanja mund të kthehet vërtet në vend interesant si eksportues energjie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA