Formacionet zyrtare të Spanjë-Shqipëri, Broja luan nga minuta e parë

26/03/2022 19:08

Shqipëria do të zhvillojë ndeshje miqësore me Spanjën sot në orën 19:45 në “RCDE Stadium”.

Këtë ndeshje, që do të jetë një sfidë e vërtetë për skuadrën “kuqezi”, e cila përballë ka një prej përfaqësueseve më të fuqishme në botë, do mund ta ndiqni në Supersport 2.

Ndërsa na ndan rreth një orë nga fillimi i këtij takimi trajnerët Enrique dhe Reja kanë zgjedhur formacionet, me të cilat do të zbresin sot në fushë.

Ajo që bie në sy në formacionin e Shqipërisë është fakti se Armando Broja do të luajë që nga minuta e parë, ndërsa porta i është besuar Berishës.

Teksa te Spanja Luis Enrique ka zgjedhur që ta nisë sfidën me dy talente e Barçës në formacion, me Pedrin dhe Gavin, të dy që do të luajnë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Spanja: Raya Martin, Alonso, Pau Torres, Eric Garcia, Carvajal, Pedri, Rodri, Gavi, Sarabia, Morata, Ferran Torres.

Trajneri: Luis Enrique

Shqipëria: Berisha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Balliu, Laçi, Gjasula, Hysaj, Bare, Cikalleshi, Broja.

Trajneri: Edi Reja

Arbitër kryesor: Trustin Farrugia Cann

Asistentë: Luke Portelli dhe Edëard Spiteri.

Arbitër i katërt: Fyodor Zammit

Top Channel