
24/02 19:13
Konkurentja e “Përputhen, Çiljeta, ka vendosur që të lërë këtë mbrëmje programin “Përputhen”.
Arsyeja e largimit të saj është se do t’i përkushtohet vajzës.
“Unë kam vendosur ta lë programin. Dua që kohën t’ia përkushtoj gocës. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe nuk do e harroj kurrë. Falenderoj Olsën Borën dhe më të rëndësishëm Arjanin. Ju dua fort dhe nuk do ju harroj kurrë”, tha Çiljeta.
Rrugëtimi i saj në “Përputhen” zgjati shumë pak, ajo ishte njohur me Mevlanin nga jashtë dhe pritej të vijonin takimet, por nuk ndodhi kështu.
Top Channel