Dy persona janë vënë nën hetim për zjarrvënie të qëllimshme në fshatin Kastriot të Dibrës.
Personat S. Gj., 24 vjeç dhe T. R., 57 vjeç u kanë vënë zjarrin tokave për të hapur kuillota të reja në në fshatin Çereneç dhe Kastriot.
“Ndezën zjarr me qëllim hapjen e kullotave,si pasojë e erës së fortë zjarri del nga kontrolli duke djegur disa hektarë tokë me bimësi. Procedohen penalisht dy autorët e dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër dhe Bulqizë, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasit:S. Gj., 24 vjeç, pasi dyshohet se në fshatin Kastriot, Dibër, ka ndezur zjarr e si pasojë e erës zjarri ka dalë nga kontrolli duke djegur një sipërfaqe toke me barishte. T. R., 57 vjeç, pasi dyshohet se në fshatin Çerenec, Bulqizë. ka ndezur një zjarr, ku si pasojë e erës ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi”, sipas policisë.
Top Channel