Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Ariel Kingji dhe Kristi Drolli, ndërsa për Shpati Lenën u vendos masa “detyrim paraqitje”.
Ata u arrestuan tre ditë më parë nga policia e Lezhës pasi ishin duke lëvizur me një automjet në zonën e Ujit të Ftohtë. Ata akuzohen për ngjarjen e ndodhur më 4 gusht të vitit 2019 në plazhin e vjetër, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj, u plagos djali i tij dhe një i afërm i tyre.
Seanca u drejtua nga gjyqtarja Arbana Selmanaj ndërsa prokuror ishte Hyrjet Lamaj.
Arben Beqiraj u vra nga një sulm me armë në lokalin e tij në zonën e plazhit të vjetër në gusht të vitit 2019.
Ai kishte marrë 6 plumba, në pjesën e barkut, në duar dhe në këmbë. Një prej plumbave e ka kapur në pjesën e kraharorit duke i shkaktuar plagë të rënda, të cilave nuk i mbijetoi dot.
Top Channel