Rrezikon të humbasë edhe Romagnolin me parametra zero, Milan gjen zëvendësuesin

25/03/2022 09:16

Pas largimeve të Donnarumës, Calhanoglu dhe Kessie, Milan mund të humbasë edhe një tjetër lojtar me parametra zero këtë verë.

Mediet italiane raportojnë se Alessio Romagnoli, kontrata e të cilit përfundon në fund të qershorit, do të largohet nga “kuqezinjtë” e Italisë.

Duket se arsyeja pse ai ka marrë këtë vendim lidhet me faktin se Milan kishte vendosur t’i përgjysmonte pagën për shkak të performancës së sezoneve të fundit, pra nëse do të rinovonte mbrojtësi nuk do të fitonte më shumë e 5 milionë eurove në sezon.

Për këtë arsye kapiteni aktual i “Djallit” ka vendosur që të largohet me parametra zero dhe të firmosë me Lazion. Milan nga ana tjetër duket se e ka gati zëvendësuesin e 27-vjeçarit, pasi shumë shpejt pritet rikthimi Simone Kjaer si dhe blerja e mundshme e Sven Botman.

Top Channel