Luis Enrique para Shqipërisë: Nesër do të jetë një festë, nuk e mendoj moshën e lojtarëve

25/03/2022 19:12

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique foli në konferencë për shtyp para përballjes së nesërme që Furia e Kuqe ka ndaj Shqipërisë në RCDE Stadium.

Kombëtarja iberikase rikthehet të luajë një ndeshje në Katalonjë pas plot 18 viteve dhe trajneri Luis Enrique thekson se do të tentojnë që takimin e nesërm ndaj kuqezinjve ta kthejnë në një festë ndërsa shtoj se në momentin që grumbullon lojtarët, nuk mendon më pas për moshën e tyre duke i konsideruar të gjithë të barabartë.

Mendoj se stadium nesër do të jetë i mbushur në kapacitetin e tij maksimal, herën e fundit që unë kam luajtu në Barcelona ka qenë për llogari të një finale olimpike dhe stadium ka qenë plot. Ka qenë një nga ndeshjet e mia më të mira dhe shpresoj që edhe nesër ta kthejmë në një festë.

Jemi para Kupës së Botës që është një kompeticion shumë kompleks, por me personalitetin që kanë këta lojtarë ne do të garojmë dhe do t’i hapim punë secilit kundërshtar.

Do të jetë një festë në Katalonjë dhe shpresoj të jemi në lartësinë e duhur. 18 vite pa luajtur në Katalonjë është një kohë e gjatë. Të rinjtë? Unë bëj listën dhe nuk mendoj për moshën, mendoj se kemi një grup me lojtarë me eksperiencë dhe me ata të rinj”, u shpreh Luis Enrique.

Top Channel