“Largohem nga Brazili pas Katar 2022”, Titen e kërkon klubi i njohur anglez

25/03/2022 14:54

Brazili ka siguruar prej kohësh kualifikimin në Katar 2022. Pesë herë kampionët e botës kryesojnë grupin e Amerikës Latine me 42 pikë, duke grumbulluar 13 fitore dhe 3 barazime.

Tite qëndron në stolin e Brazilit prej vitit 2016, në vitin 2019 udhëhoqi kombëtaren latine drejt fitimit të Kupës së Amerikës, por do të largohet nga ky post pas Botërorit të këtij viti.

“Nuk dua të gënjej, nuk do të jem më trajner i Brazilit pas Botërorit të Katarit. Futbolli përbëhet nga cikle dhe unë pata një mundësi unike, duke u gjendur në vendin ku mund të ishin profesionistë të tjerë me aftësi të mëdha”, deklaroi Tite një muaj më parë.

60-vjeçari mund të vijojë karrierën në Premier League. TV Globo shkruan se për Titen interesohet Arsenali. Trajneri brazilian ka një raport shumë të mirë me Edu Gaspar, drejtorin sportiv të “Topçinjve”.

Të dy kanë punuar më parë së bashku dhe drejtuesi i klubit londinez ka nisur bisedimet me Titen, më qëllimin për ta bindur që të pranojë propozimin për të drejtuar Arsenalin.

Top Channel