Frikë në provat e Formula 1, Arabia Saudite sulmohet. Raketa bie pranë pistës

25/03/2022 21:25

Kalendari i Formula 1 këtë fundjavë parashikon zhvillimin e Çmimit të Madh të Arabisë Saudite në pistën e Jeddah, ndërsa pilotët kanë nisur nga provat e lira në përgatitje për garën e së dielës.

Mirëpo, ka shkaktuar panik një raketë e cila ka goditur depozitat e naftës fare pranë pistës aty ku pilotët po praktikonin xhirot e shpejta teksa zjarri e bënte edhe më të frikshme situatën.

E gjitha ka të bëjë me një sulm nga Jemeni, shtet i cili është në konflikt me Arabinë Saudite dhe që vendosi t’i sulmonte në një moment ku vëmendja në shtetin arab është e lartë, pikërisht prej Formula 1. Për të kuptuar tronditjen tek pilotët, mjafton fakti që Versttappen pyeti mekanikët e tij nëse makina Red Bull kishte marrë flakë.

Ndërkohë, FIA i ka dërguar një raport autoriteteve të Arabisë Saudite për të marrë garanci për garën e së dielës, pasi një sulm i tillë ka lënë një shije të hidhur tek pilotët pasi në këtë pikë siguria e tyre është e cënuar.

Top Channel