Liderët evropianë dhe amerikanë u takuan sot për herë të parë që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë.

Gjëja kryesore që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëshiron, është mbyllja e kufirit ajror me Rusinë, por kjo nuk ka ndodhur sepse rreziku i konfliktit me rusët do të jetë shumë i madh.

Gjithashtu pritet të dëgjohet se çfarë mbështetjeje do t’i jepet Ukrainës për të luftuar një sulm kimik ose biologjik, pasi SHBA ka ngritur shqetësimet e saj se Rusia mund t’i drejtohet kësaj mundësie.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i ka bërë thirrje Putinit që ta përjashtojë këtë mundësi duke theksuar se Rusia thjesht nuk mund të fitonte nëse do të kishte një luftë bërthamore.

E vetmja gjë që Putin tha se nuk donte ishte zgjerimi i NATO-s në pragun e tij.

Sipas BBC, do të ketë një dyfishim të grupeve luftarake të NATO-s në Evropën Lindore.

NATO thotë se do të ketë forca në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki, të gjitha pjesë e këtij mesazhi që aleanca NATO-s dëshiron t’i dërgojë  Putinit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA