Polemika me trajnerin, Fenerbahce përjashton Mesut Ozilin

24/03/2022 22:19

Mesut Ozil nuk bën “hajër” as në Turqi. Ish-futbollisti i Realit të Madridit dhe Arsenalit ka krijuar polemika edhe te klubi me seli në Stamboll, Fenerbahce.

“Kanarinat e Verdha” kanë njoftuar përjashtimin e 33-vjeçarit dhe të një futbollisti tjetër të skuadrës (Ozan Tufan) deri në një njoftim të dytë.

Një vendim që është komunikuar pas zëvendësimit të lojtarit në pjesën e parë në ndeshjen e fundit, në një tjetër demonstrim të pakënaqësisë së trajnerit për paraqitjen e tij, përveç përplasjeve të herëpashershme që kanë pasur.

Ozil iu bashkua Fenerbahces në janar 2021, por që në fillim pësoi një dëmtim të rëndë që e mbajti larg fushave të gjelbra për një kohë të gjatë. Gjatë sezonit të dytë te Fenerbahce ka mundur të shënojë 8 gola në 22 ndeshje, ndër të cilat 14 si titullar.

Top Channel