Play off i Botërorit/ Rusia u skualifikua. Të gjitha ndeshjet transmetohen në Digitalb

24/03/2022 20:00

Sot në mbrëmje në orën 20 e 45 do të luhen gjysëmfinalet e play offit, për tre vendet e fundit për skuadrat europiane që do të shkojnë në Botërorin e Katarit. 

Italia kampione në fuqi e Europës do të përballet me Maqedoninë e Veriut, një skuadër deri diku surprizë por që po kalon një formë shumë të mirë. italianët e drejtuar nga Roberto Mancini do të bëjnë gjithçka për të mos munguar për të dytën herë radhazi në një Botëror.

Në rast kualifikimi, Italia do të përballet me fituesen e çiftit Portugali-Turqi, që do të përballen po sot me njëra tjetrën. Cristiano Ronaldo nuk do ta humbë ndoshta kampionatin e tij të fundit botëror, pasi tani është 37 vjeç dhe vështirë të jetë pjesë e skuadrës portugezë në moshën 41 vjecare.

Ndërkohë Polonia është kualifikuar direkt në finale për shkak se kundërshtari i saj Rusia është përjashtuar nga të gjitha kompeticionet e Uefës dhe FIFËS. Ndërsa Ukraina meSkocinë do të luajnë në qershor, me shpresën se deri atëherë do të ketë përfunduar lufta. dy ndeshjet e tjera gjysëmfinale Wellsi ndeshet me Austrinë ndërsa republika ceke me Suedinë. të gjithë këto sfida do të trasmetohen ekskuzivisht në digitalb.

Top Channel