Lewandowski dëshiron të përqafojë projektin e Barcelonës

24/03/2022 20:50

Mundësia që Robert Lewandowski, sulmuesi polak i Bayernit të Mynihut, të zbarkojë në “Camp Nou” është reale.

Vetë sulmuesi dëshiron një përvojë në La Liga dhe përfaqësuesi i tij ligjor, Pini Zahivi, ka marrëdhënie të mira me presidentin e Barçës, Joan Laporta. Lewa është bindur tashmë që pas tetë sezonesh në Bavari dhe dymbëdhjetë vitesh në Bundesligë, cikli i tij në Gjermani ka përfunduar. Te kampionët e Bundesligës, gjithsesi, besojnë se “nuk ka asnjë arsye që ai të largohet”.

Pika e nisjes së këtij operacioni është vetë Lewandowski, i cili ka caktuar një datë skadimi për kohën e tij te Bayerni: 30 qershor 2022. Në radhët e skuadrës bavareze që nga sezoni 2014-15 dhe në futbollin gjerman që nga viti 2010-‘11, kur u bashkua me Borussia Dortmundin nga Lech Poznan, Lewandowski dëshiron t’i japë përvojës në Bundesligë.

Në fakt, ai la dashur ta bëjë këtë hap shumë kohë më parë, por rrethanat nuk ishin të duhura, sidomos për t’iu bashkuar skuadrave si Barça apo Real Madridi. Mirëpo situatat kanë ndryshuar. Lewandowski, në moshën 33-vjeçare (do të mbushë 34 vjeç në fund të gushtit) e di duhet mendojë për projektin e tij të fundit të madh sportiv dhe është i emocionuar për të nisur një aventurë të re plot sfida, pasi ka fituar gjithçka me Bayernin.

Top Channel