Bastisjet izraelite në Bregun Perëndimor, forcat izraelite qëllojnë për vdekje 16-vjeçarin në mes të qytetit
Liderët evropianë dhe SHBA po përgatiten të takohen për herë të parë që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë.
Gjëja kryesore që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëshiron mbyllja e kufirit ajror me Rusinë, por kjo nuk ka ndodhur sepse rreziku i konfliktit me rusët do të jetë shumë i madh.
Gjithashtu pritet të dëgjohet se çfarë mbështetje do t’i jepet Ukrainës për të luftuar një sulm kimik ose biologjik, pasi SHBA ka ngritur shqetësimet e saj se Rusia mund t’i drejtohet kësaj mundësie.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i ka bërë thirrje Putinit që ta përjashtojë këtë mundësi duke theksuar se Rusia thjesht nuk mund të fitonte nëse do të kishte një luftë bërthamore.
E vetmja gjë që Putin tha se nuk donte ishte zgjerimi i NATO-s në pragun e tij.
Sipas BBC, do të ketë një dyfishim të grupeve luftarake të NATO-s në Evropën Lindore dhe gjetkë.
NATO thotë se do të ketë forca në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki, të gjitha pjesë e këtij mesazhi që aleanca NATO-s dëshiron t’i dërgojë Putinit.
Top Channel