Vajzat afgane kthehen në klasa pas fundit të pezullimit nga talibanët (fotot)

23/03/2022 19:52

Vajzat u rikthyen në klasat e mësimit sot në shumicën e Afganistanit pasi autoritetet Talibane njoftuan rihapjen e shkollave të mesme.

Shtatë muaj pas ardhjes në pushtet militantët kanë vendosur kufizime të vazhdueshme mbi të drejtat e grave për t’u arsimuar.

Ministria e arsimit tha se shkollat po rihapen të mërkurën në disa provinca, përfshi dhe kryeqytetin Kabul.

Ndërsa në rajonin jugor Kandahar, shkollat hapen muajin që vjen.

Nuk u dha arsye për shtyrjen e mësimit ne Kandahar, qe është në fakt qendra shpirtërore e regjimit taliban.

Rrjeti AFP tha se grupe vajzash shiheshin mëngjesin e sotëm duke hyrë në oborret e shkollave të kryeqytetit.

Disa dhjetra prej tyre erdhën në shkollën e mesne Zargona, nga më të mëdhatë në kryeqytet, sipas gazetarit të AFP.

Në shkollën tjetër të kryeqytetit Rabia Balki, dhjetra vajza ishin duke pritur jashtë për t’u lejuar të hynin.

Qeveria tha se hapja e shkollave ishte objektiv i saj dhe se nuk i përulej presionit të vendeve të huaja.

FOTO GALERI
2/3
Ministria e arsimit tha se shkollat po rihapen të mërkurën në disa provinca, përfshi dhe kryeqytetin Kabul.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA