22/11 15:03
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka folur pas mbledhjes së Kryesisë, ku tha para gazetarëve se nuk pati propozime për emra konkretë.
Salianji tha se demokratët janë përçarë me njëri-tjetrin, por ja ardhur koha për bashkim. Ai shtoi se ultimatumet duhet të hiqen, teksa tha se PD ka më shumë gjëra që e bashkojnë sesa e ndajnë.
Salianji: Nuk pati propozime për emra konkretë. Ka ndodhur ngjarja që demokratët i kanë përçarë me njëri tjetrin, ne na takon të ulim çdo përçarje që bashkimi të përfundoje me zgjedhje reale. Parimet janë, të ulemi dhe të diskutojmë dhe të dalim në konkluzione konkrete. Ne na bashkojnë më shumë gjera sesa to që na ndajnë, të nisim njëherë me ato që na bashkojnë.
Top Channel