NATO ‘blindon’ lindjen e Evropës. Biden udhëtim ‘urgjent’ në Evropë

23/03/2022 18:47

Në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s në 24 marsit, në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, aleanca ushtarake do të njoftojë vendosjen e katër grupeve të reja beteje të NATO-s në Evropën Lindore – në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, jens Stoltenberg tha se kjo përbën një rritje të madhe të pranisë së aleancës ushtarake në rajon, duke dyfishuar numrin ekzistues të grupeve luftarake.

“Unë pres që liderët të bien dakord për të forcuar qëndrimin e NATO-s në të gjitha fushat me rritje të madhe të forcave në pjesën lindore të aleancës, në tokë, në ajër dhe në det. Hapi i parë është vendosja e katër grupeve të reja të betejës së NATO-s në Bullgari , Hungari, Rumani dhe Sllovaki. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka mundemi për të mbështetur Ukrainën,por NATO ka përgjegjësi për të siguruar që lufta të mos përshkallëzohet përtej Ukrainës”, tha ai.

Stolteberg foli edhe rrezikun e përdorimit të armëve kimike nga Rusia, duke thënë se do të “ndryshonte tërësisht natyrën e konfliktit” në Ukrainë.

“Nesër, pres që aleatët të bien dakord të ofrojnë mbështetje shtesë, duke përfshirë ndihmën për sigurinë kibernetike, si dhe pajisje për të ndihmuar Ukrainën, për ta mbrojtur kundër kërcënimeve kimike, biologjike dhe radiologjike dhe bërthamore. Unë pres që liderët t’i bëjnë thirrje Kinës që të përmbushë përgjegjësitë e saj si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të përmbahet nga mbështetja e përpjekjeve luftarake të Rusisë dhe t’i bashkohet pjesës tjetër të botës në thirrjen për një fund të menjëhershëm dhe paqësor të kësaj lufte.”, tha ai.

Presidenti Zelensky nga ana tjetër përdori fjalimin e tij në parlamentin japonez për të paralajmëruar për rreziqet me të cilat përballej vendi i tij nga sulmet ruse ndaj centraleve bërthamore. Ndërsa Presidenti i SHBA Joe Biden, para se të nisej nga Uashingtoni për në Europë tha se kërcënimi i përdorimit të armëve kimike nga Rusia ndaj Ukrainës ishte “real” .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA