Rusia po planifikon një terror të madh në qytetin jugor të pushtuar të Khersonit duke rrëmbyer banorët dhe duke i çuar ata përtej kufirit rus, thotë një informator i FSB-së, sipas The Times.
Në një letër, që mendohet se është shkruar nga një anëtar i shërbimit të brendshëm të sigurisë së Rusisë të hënën, thuhet se Kremlini nuk ishte më i gatshëm të sillej sipas rregullave me protestuesit në qytetin ukrainas.
Njerëzit do të merren nga shtëpitë e tyre në mes të natës, thuhet në letër. Edhe sikur të na duhet të deportojmë ëm shumë se gjysmën e qytetit, ne jemi gati , thuhet në letër.
‘Nëse do të identifikojmë, drejtuesit e protestës dhe do ti eleminojmë. Protestuesit po shpëtojnë vetëm nga fakti se është e paqartë se kush saktësisht duhet të kapet.’
Ditët e fundit, ishte dhënë një urdhër “nga lart” që të gjendej një zgjidhje, shkruan informatori.Letra mendohet të jetë shkruar nga agjenti FSB-së i njohur vetëm me emrin e koduar Ëind of Change. Letrat e mëparshme janë konsideruar autentike nga ekspertët e shërbimit të sigurisë ruse, shkruan The Times.
Top Channel