Situata në kampin spanjoll, “La Roja” humbet një mbrojtës para sfidës me Shqipërinë

22/03/2022 14:37

Diego Llorente nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Spanjës për dy përballjet që “La Roja” do të ketë ndaj Shqipërisë dhe Islandës.

Mediet spanjolle kanë lajmëruar se qendërmbrojtësi i Leeds ka pësuar një dëmtim në takimin e fundit në Premier League ndaj Ëolverhampton.

Dhimbja në shpinë e pengon atë që të jetë në fushë për disa ditë, diçka që e privon nga grumbullimi me Iberikët. Edhe pse nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë Lorente së bashku me stafin teknik kanë vendosur që të mos bashkohet me skuadrën për këto dy ndeshje miqësore.

Diego Llorente është një nga lojtarët që preferohet shumë nga Luis Enrique dhe e ka vendin e sigurt në Kombëtare. Zëvendësuesi i Llorente do të jetë Guillamon, siç bëhet e ditur nga federata spanjolle. Mbrojtësi i Valencias bëri debutimin e tij kundër Lituanisë në përgatitje për Kampionatin Evropian megjithatë në Euro 2020 nuk mundi të luante për shkak të formës mjaft të mirë të Busquets.

Guillamón ishte thirrur nga skuadra e 21-vjeçarëve të Spanjës por tani do të bashkohet me skuadrën e parë. Rivaliteti në prapavijë do të jetë i madh, megjithatë duke marrë në konsideratë faktin se do të jenë vetëm ndeshje miqësore, mund të ketë hapësirë për të.

Shqipëria dhe Spanja do të ndeshen në “RCDE Stadion” në datën 26 mars në Barcelonë. Skuadra spanjolle ka nisur grumbullin dhe nën urdhrat e trajnerit Lusi Enrique janë të disponueshëm 23 futbollistë.

Top Channel