Refugjatë në Vlorë! Nënë e bijë udhëtuan për 10 ditë nga Ukraina, strehohen falas në hotel

22/03/2022 15:24

Marina dhe Natali nënë e bijë kanë udhëtuar të vetme nga qyteti i tyre Dnipro në Ukrainë drejt e në Shqipëri duke përshkruar të frikësuara mijëra kilometra. paqen e gjetën në vVorë ku rikthehen jo më si turiste, por si refugjate lufte.

Rrugët e minuara apo frika se mos makina i linte  në mes të rrugës ishte makthi që i shoqëroi  tregon 36-vjeçarja, Natali Antonova.

Që ditën e shpërthimit të parë u rrënqethëm nga frika dhe ankthi. U bëmë bashkë dhe dolëm në rrugë. Syri të shihte vetëm njerëz që largoheshin nga shtëpitë ,madje dhe me kafshët shtëpiake me vete. U nisëm drejt Rumanisë ,Bullgarisë dhe Maqedonisë së veriut për të mbërritur më pas këtu në Vlorë. Motra është në Francë ,ndërsa unë dhe nëna ime erdhëm këtu.Jam e pikëlluar çdo çast për fatin tragjik të Ukrainës dhe ne, banorëve të saj. Dua të mbarojë sa më shpejt kjo luftë dhe ne të kthehemi të rindërtojmë qytetet tona të shkatërruara”, thotë Natali Antonova.

Prej 10 ditësh ato jetojnë në Vlorë ku strehohen falas në një hotel të qytetit.  por nëna 57-vjeçare marina për të shpërblyer mikpritjen ka vendosur të punojë në lavanderinë e hotelit.

Në Dnipro kam një biznes të vogël ,por tani jetoj dhe punoj në Vlorë. Punoj këtu në hotel.Nuk mendoja që do ta doja kaq shumë Vlorën dhe shqiptarët.Nuk e dija se shqiptarët do të na donin dhe na mirëprisnin.Por sot të gjithë jemi keq,nga ajo çfarë ndodh në Ukrainë. Çdo ditë ndjejmë trishtim për fatin e bashkombasve tanë në Ukrainë. Nuk e di se si do të jetë e ardhmja jonë,por ne lutemi të gjithë për Ukrainën”, shprehet Marina Antonova.

Ukrainasit e ardhur në Shqipëri me automjetet e tyre që prej fillimit të luftës  po sistemohen në hotele dhe shtëpi falë bujarisë së shqiptarëve. Të tjera familje pritet të vijnë me autobusë do gjejnë strehë falë nismave qytetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA