Katër kombet e Mbretërisë së Bashkuar dhe Republika e Irlandës ka të ngjarë të konfirmohen si nikoqirë të Kampionatit Evropian Euro 2028, pasi asnjë vend tjetër nuk ka konkurruar për të organizuar turneun në fjalë

Afati i fundit për dorëzimet është caktuar për të mërkurën, por me përjashtim të ndonjë hyrje të papritur dhe të vonuar, oferta MB-Irlandë do të jetë e vetmja në tavolinë. Kjo do të thotë se procesi i konfirmimit të mikpritësve mund të përshpejtohet, me një takim të komitetit ekzekutiv të UEFA-s që do të mbahet më 7 prill ku edhe pritet të zyrtarizohet ky vendim i UEFA-së, transmeton KosovaPress.

Italia pritet të konkurrojë për Euro 2032, kurse një ofertë e mundshme ruse është bërë e pamundur nga pushtimi i Ukrainës.

Top Channel