Kompania ELTEK ka konfirmuar vdekjen e tre punëtorëve, të cilët ndodheshin në fabrikën ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm në Itea të Grevenasë.
Në një njoftim për shtyp këtë të hënë, kompania sqaron se rrethanat e aksidentet po hetohen nga organet kopetente.
“Jemi në një pozitë jashtëzakonisht të pakëndshme për të konfirmuar vdekjen e tre punëtorëve, të cilët ndodheshin në fabrikën tonë në Grevena, gjatë një aksidenti në linjën e prodhimit të njësisë. Rrethanat e sakta të aksidentit janë ende duke u hetuar nga organet kompetente, me të cilat kompania jonë bashkëpunon plotësisht”-përfundon deklarata për shtyp.
Shpërthimi ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne në Itea të Grevenasë, në një fabrikë që prodhon lëndë plasëse.
Shpërthimi ishte aq i madh sa gurët e mureve apo copa betoni dhe hekura nga ambientet e fabrikës janë hedhur deri në 300 metra larg dhe ai është ndjerë deri në një distancë prej 30 km deri në Kozan, ndërsa një re e madhe tymi është ngritur qindra metra mbi tokë.
Top Channel