Nesër “Dita pa makina”/ Veliaj: Rikthejmë harenë e ajrin e pastër në Tiranë
21/03/2022 11:23
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se nesër, si ditë pushimi zyrtar që është do të jetë një ditë pa makina në Tiranë.
“E di që fëmijët mezi e presin një dite pa makina, ndaj nesër, e martë 22 Mars, si ditë pushimi zyrtar, do rikthejmë sërish harenë e ajrin e pastër në Tiranë, duke ju bashkuar nismës së Qeverisë Shqiptare për qytetet që kursejnë naftë e tym, e lëvizin shëndetshëm”, shkruan Veliaj në Tëitter.
Në kuadër të “Ditës pa makina”, Bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë aktivitetesh, ndërsa në vijim do të njoftohen se në cilat rrugë do të pezullohet qarkullimi i makinave.
Top Channel