Mesazhe të padenja drejt kolegeve femra, ish-drejtori i Ajax emërohet te klubi i ri

21/03/2022 22:53

Një muaj më parë, Marc Overmars u detyrua të largohej me turp nga Ajax ku mbante rolin e drejtorit të klubit pasi u zbulua një skandal ku holandezi iu dërgonte mesazhe ngacmuese kolegeve femra që punonin tek “Harkëtarët”.

Mirëpo, tashmë që jehona ka kaluar disi, ish-futbollisti do të rikthehet të ushtrojë profesionin e tij ndërsa së fundmi është emëruar drejtor teknik i belgëve të Antwerp.

Klubi i eltës në Belgjikë ka bërë të ditur se problemet e Overmars i përkasin së kaluarës dhe madje i kanë konsideruar ato si çështje personale të 48-vjeçarit. Ndërkaq, vetë Overmars theksoi gjatë prezantimit në klubin e ri se skandali i tij te Arsenal nuk u menaxhua në një mënyrë optimale.

“Ajo që ndodhi te Ajax nuk ka për t’u përsitur, jam i lumtur që jam te Antwerp. Është një kapitull i ri, një sfidë e bukur në një klub në të cilin mund të rritem shumë”, u shpreh Overmars.

Top Channel