Dorëheqja e Bashës/ Grupi parlamentar i PD: Të tërhiqet edhe Berisha për të shmangur përçarjen e demokratëve

21/03/2022 18:56

Pas vendimit të Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen nga kreu i PD, grupi parlamentar ka nisur mbledhjen me sekretarin e përgjithshëm dhe dy nënkryetarët.

Deputetët që janë aktualisht në mbledhje në selinë e PD janë: Enkejeld Alibeaj, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Arbi Agalliu, Ina Zhupa, Eralda Tase, Ilda Dhori, Lindita Metaliaj, Dhurata Cupi, Zheni Gjergji, Kreshnik Collaku, Saimir Korreshi, Greta Bardeli,Dash Sula, Selaudin Jaupllari, Kastriot Piroli.

Mbledhja po drejtohet nga kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, i cili lexoi para kolegëve një draft deklaratë për qëndrimin e grupit PD për situatën e krijuar:

1. Grupi parlamentar i PD vlerëson aktin e dorëheqjes se kryetarit të PD në funksion të zgjidhjes së problematikës, që ka shkaktuar një përçarje të thellë nga qendra në bazë.

2. Grupi parlamentar i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të grupit të PD që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e zotit Berisha, që duhet të distancohet nga vendimmarrja në PD, duke u bërë pjesë e zgjidhjes për të shmangur përçarjen dhe për të bërë të mundur bashkimin e demokratëve. Kërkojmë respektimin e vlerave dhe parime e statutore të PD për shmangien e pasojave të deklaruara publikisht nga SHBA.

3. Grupi parlamentar shpreh gatishmërinë për të negociuar me anëtarët e pezulluar të grupit parlamentar për të gjetur një zgjidhje të pranueshme që sjell ndërprerjen e menjëhershme për t’i dhënë fund përçarjes dhe për t’i hapur rrugë bashkimit. Grupi ngarkon strukturat përgjegjëse për të kërkuar një grup ndërmjetësimi për të lehtësuar komunikimin me një zgjidhje afatgjatë dhe të pranueshme.

4.Grupi parlamentar vlerëson se pas realizimit të dakordësisë për pikat e mësiperme, i hapet rruga mundësisë për gjetjen e një mekanzimi konsensual në konsultim me institucionet e e tjera të partisë me funksion kryesor.

A-Ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë për qëllim bashkimin e demokratëve;

B-Përgatitjen e partisë për zgjedhjet lokale dhe riorgazimin e partisë në bazë. (Pra zgjedhje në bazë dhe fushatë);

C- Përgatitjen e kushteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese në qendër menjëherë pas zgjedhjeve lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA